16:05 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / Gj. Sh

Keq e më keq për Dortmundin, Mainz shënon golin e dytë, Bayerni nis festën

Nuk po shkon asgjë mirë për Dortmundin në ndeshjen e fundit të sezonit.

Skuadra e Mainz e ka dyfishuar epërsinë me golin e Onisiwo në minutën e 24-të, shkruan IndeksOnline.

Dortmund kishte mundësinë për ta barazuar rezultatin por Haller dështoi nga pika e bardhë në minutën e 19-të.

Ky rezultat i shkon përshtati Bayern Munchenit e cila po udhëheq ndaj Kolnit me rezultat 1-0, dhe kështu si janë gjerat, bavarezët do të fitojnë titullin e 11-të radhazi në Bundesligën gjermane./IndeksOnline/