75 Mall Live Search
11:29 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Keq e më keq për Realin, lëndohet edhe Jovic

Jovic u lëndua në ndeshjen kundër Atleticos për të zgjeruar kështu listën e lëndimeve në Real Madrid.

Real Madridi nuk mund të llogaris njëherë tek Luka Joviç, pasi që ai gjatë  ndeshjes me Atletico Madridin pati një dëmtim në këmbën e majtë, transmeton Indeksonline.

Jovic u përplas me portierin e Atletico Jan Oblak në minutën e 24 të ndeshjes.

 Jovic kishte dhimbje të rënda, për këtë arsyje u detyrua të largohet. Pas disa minutave u zëvendësua nga Karim Benzema.

Jovic ishte një ardhje verore prej 70 milionë euro nga Eintracht Frankfurt, duke nënshkruar pas një paraqitje të jashtëzakonshme në sezonin 2018-19.

Por Reali është duke vuajtur nga lëndimet e shumta të lojtarëve të saj.

Lojtarët e tjerë të lënduar janë: Brahim Diaz që do të mungojë për një muaj, Marco Asensio do të jetë jashtë fushës për  nëntë muaj, Ferland Mendy do të mungojë për pesë javë dhe Jovic që parashihet të mungoj nga shtatë deri në nëntë javë.

Ndeshjet përgaditore të  Madridit do të vazhdojnë me një lojë kundër Tottenhamit të martën dhe pastaj me Red Bull Salzburg më 7 gusht./Indeksonline/.