75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Keq është puna te Milani, Donnarumma me shokë e qesin skuadrën “për tokë”

Lajme të këqija për Milanin dhe Gennaro Gattuso. Gigio Donnarumma do të jetë së paku 1 muaj jashtë fushave.

Portieri italian ka pësuar lëndim ndaj Udineses në krahun e djathtë, për çka u detyrua të lëshojë fushën në fillimin e ndeshjes.

Donnarumma me shumë gjasa do të jetë jashtë fushave edhe ndaj dy ndeshjeve të rëndësishme të sezonit, Juventusit e Lazios.

Por, kjo nuk është më e keqja për Milanin. Paqueta, Kessi, Conti e Suso po përballen me probleme me lëndime.

Të gjithë janë duke u trajtuar nga stafi mjekësor dhe mbetet të shihet koha e rikthimit të tyre në fushë./Indeksonline/