75 Mall Live Search
14:12 / E Premte, 24 Tetor 2025 / G T

Keq për Barcelonën, Raphinha mungon në “El Clasico”

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Raphinha pritet të mungojë në ndeshjen e së dielës ndaj Real Madridit.

Raphinha u lëndua në stërvitjen e fundit të klubit katalunas, shkruan Indeksonline

Lëndimi e lë atë jashtë fushave edhe për ndeshjen e “El Clasicos” ndaj Real Madridit në La Liga.

28-vjeçari ka munguar në gjashtë ndeshjet e fundit për Barcelonën, shkaku i lëndimit.

Ai ishte rikthyer në stërvitje, por nuk arriti të bëhej gati për këtë superndeshje./Indeksonline/