Keq për Liverpoolin, e konfirmon Sloti: Isak mungon edhe ndaj Aston Villas
 
				Skuadra e Liverpoolit këtë vikend luan një ndeshje të vështirë, ndaj Aston Villas, e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.
Trajneri, Arne Slot – u paraqit në konferencë për media dhe dha lajmin e keq për tifozët, shkruan Indeksonline
Sulmuesi suedez, Alexander Isak do të mungojë nesër në këtë ndeshje shkaku i lëndimit.
“Isak dhe Curtis do jenë 99 për qind jashtë skuadrës këtë vikend. Ryan Gravenberch ka stërvitur me ne sot…”, u shpreh Slot.
Kujtojmë se Liverpooli nuk është në gjendje të mirë të rezultateve në ndeshjet e fundit. Ata kanë pësuar gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit./Indeksonline/
🚨 Arne Slot: “Isak and Curtis Jones will 99% be out of the squad this weekend”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 31, 2025
“Ryan Gravenberch has trained with us today”. pic.twitter.com/n538HNAS9u


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                