Keq për Real Madridin, Lucas Vazquez mungon ndaj Manchester Cityt

Po shtohen lëndimet te skuadra e Real Madridit, sidomos para ndeshjes së rëndësishme ndaj Manchester Cityt në play-offin e UEFA Champions League.
Lucas Vazquez, mbrojtësi anësor është lënduar dhe mungon në përballjen e ardhshme të klubit madrilen, shkruan Indeksonline
Lojtari spanjoll u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madrid, që mbrëmë u mbyll me shifrat 1:1.
Tani Ancelotti duhet ta mendoj një plan konkret, pasi Lucas-in ishte duke e shfrytëzuar si mbrojtës të krahut për shkak të mungesës së Carvajalit.
Kujtojmë që Real Madridi më 11 shkurt, luan ndaj Manchester Cityt në “Etihad”./Indeksonline/
🚨 BREAKING: Lucas Vazquez is INJURED and OUT against Man City. pic.twitter.com/Uz5i6mogIm
— Madrid Zone (@theMadridZone) February 9, 2025