Keqkuptohet postimi i ish prokurores Maria Bahmie- Nuk emërohet këshilltare e Kurtit

Një postim i shpërndarë ditë më parë, nga ish- prokuroria e EULEX-in Maria Bamieh, ka krijuar një keqkuptim të madh në mediet vendore, të cilat thanë se ajo tashmë është bërë këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Mirëpo një lajm i tillë nuk qëndron, dhe këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar këshilltari politik i Kurtit, Erzen Vraniqi.
Ish prokuroria e Eulexit, Bamieh, në rrjetin social Linked In, vetëm ka shpërndarë një postim të Fortuna Sheremetit e cila është bërë së fundmi këshilltare e jashtme politike për çështje juridike.
Ndryshe Bamie, është e njohur si prokuroria që kishte zbuluar disa skandale brenda EULEX-it./IndeksOnline/
