11:30 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Keqpërdorën kartelat bankare, arrestohen një serb e një shqiptar

Dy persona janë arrestuar  në Prishtinë pasi kanë keqpërdorur kartela bankare për të përfituar materialisht, përcjellë Indeksonline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona celularë.

“Me 06.05.2019 nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shqiptar dhe tjetri serb të cilët duke keqpërdorur kartela bankare kanë përfituar materialisht në mënyrë të kundërligjshme. Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona celularë, kurse me vendim të prokurorit, të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në raportin e Policisë. /Indeksonline/