20:29 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Keqpërdori detyrën dhe pranoi ryshfet, arrestohet një person në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë.

I njëjti, dyshohet se ka keqpërdorur poziten zyrtare si dhe ka marrë ryshfet, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha derisa ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

“Sot rreth ores 17:30, Policia e Kosovës, konkretisht Njesia rajonale e Prishtines per hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit gjate nje opercioni policor duke aplikuar edhe masa te avancuara te hetimit ka arrestuar ne Podujevë nje person te dyshuar per kryerjen e veprave penale. “Keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së Me vendim te prokurorit kompetent i dyshuari ndalohet per 48 ore per procedura te metejme ligjore”, ka thënë ai për Indeksonline.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që rastet e korrupsionit t’i lajmrojnë tek organet kompetente në menyrë që të ndërmerren edhe masa adekuate sipas ligjeve në fuqi dhe ndeshkimin e kryesve të veprave të tilla korruptive”, ka shtuar tutje ai. /Indeksonline/