09:05 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Keqpërdori kartelat e huaja bankare për blerje online, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se kundërligjshëm ka keqpërdor kartelat bankare për blerje online.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka siguruar-keqpërdorur të dhëna të kartelave bankare duke bërë pagesa të ndryshme të mallrave përmes internetit”, thuhet në raport.

Sipas policisë, si dëshmi materiale janë konfiskuar: një shtëpizë kompjuteri, një llap top dhe një telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/