11:07 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Keqpërdori seksualisht të miturën në Leposaviq dhe e la shtatzënë

Policia e Kosovës ka raportuar se në Leposaviq ka arrestuar një të dyshuar të komunitetit serb, pasi dyshohet se disa herë ka keqpërdorur dhe ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, nën moshën 16 vjeçare.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, pasi që e njëjta është shtatzënë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.