Keqpërdorim dhe thatësi e madhe, Peja u nënshtrohet reduktimeve të ashpra të ujit

Qyteti i Pejës, nga dita e nesërme, do t’u nënshtrohet reduktimeve të ashpra të ujit.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”.
Sipas KRU-së, deri te këto reduktime ka ardhur pas keqpërdorimit të ujit, thatësisë së madhe dhe mungesës së reshjeve të shiut.
“Jemi të detyruar që, nga data, 26.07.2022 (E Martë) të aplikojmë orar të ri zonal të reduktimeve të ujit në rajonin e komunës së Pejës” thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.
Reduktimet do të jenë si në vijim:
* Nga ora 18:00 deri në ora 06:00 Reduktimeve i nënshtrohen:
B.T. Dardania 3, dhe fshatrat; Orashje, Gorazhdevc, Kerstovc, Babiq, Millovanc, Poqestë, Qyshk, Zahaq, Llabjan, Nakell, Pavlan, Nabergjan, Terstenik, Treboviq, Lutogllav, Ramun, Bllagajë, Ruhot, Leshan, Kliqinë dhe Sverkë.
* Nga ora 06:00 deri në ora 18:00 Reduktimeve i nënshtrohen:
Katet e larta banesore (4, 5 dhe 6) në Bashkësitë Territoriale;Haxhi Zeka, Rrokaqielli, Dardania II, Xhemajl Kada dhe Kristalidhe fshatrat; Loxhë, Vitomiricë: Rajoni 1, 2 dhe 3 si dhe rruga Mulla Zekë Bërdyna.
Vendimi në fjalë do të jetë në fuqi pa afat të caktuar./Indeksonline/