11:43 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / MSH

Keqpërdorim i ujit, kjo komunë do të ketë çrregullime me furnizim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se këto ditë, në Komunën e Drenasit do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas KRU Prishtina, deri te këto masa ka ardhur pas keqpërdorimit të ujit në kanalin e Ibrit.

“Arsyeja e këtij çrregullimi janë keqpërdorimet e ujit në veprat e marrjes në kanalin e Ibrit dhe në sistemin tonë shpërndarës.”

“Shpresojmë që kjo situatë të stabilizohet shpejt” thuhet tutje në njoftim.