75 Mall Live Search
13:07 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / OSH

Keqpërdorimet me subvencione/ Njësia e Krimeve Ekonomike aksion edhe në Viti e Podujevë

Njësia Kundër Krimeve Ekonomike tanimë ka nisur aksionin e saj edhe në komunën e Vitisë si dhe të Podujevës.

Edhe në këto komuna pritet të arrestohen disa zyrtarë, kjo për shkak të dyshimeve për marrje dhe dhënie të ryshfetit sa i përket subvencioneve në sektorin e bujqësisë.

Ndryshe, deri më tani janë arrestuar Kujtim Zariqi, Bejtulla Piraj, Lulzim Hajdaraj dhe Enver Ibishi.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet.
/IndeksOnline/