75 Mall Live Search
09:32 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Keqtrajtimi i fëmijës në “Cambridge Kids”, arrestohet edhe një tjetër e dyshuar

Një video e publikuar nga një nënë, ku shihej një edukatore, duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj në kopshtin “Cambridge Kids”, bëri që të alarmohen qytetarët, derisa i njëjti institucion doli që të mos ketë licence pune.

“Për këtë qëllim, në përputhje me kompetencat ligjore, Inspektorati menjëherë ka nisur procedurat për ndaljen e ushtrimit të veprimtarisë së këtij institucioni, derisa ai të pajiset me licencë përkatëse në MASHTI”, u tha në komunikatën e Inspektoratit të Arsimit.

Ndonëse, edukatorja u përjashtua nga puna, nuk mjaftoi me kaq. Ajo u arrestua nga policia, por gjatë kësaj torture, kishte edhe një dëshmitare tjetër, po ashtu e personelit, edhe kjo e dyshuar, e për të cilën u morën edhe masa.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tashmë është arrestuar edhe e dyshuara tjetër femër për “Keqtrajtimin e fëmijës”.

“Lagjja Qagllavicë, Prishtinë 10.02.2020 – 22:41. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe e dyshuara tjetër femër kosovare, e cila pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Indeksonline