Keqtrajtoi fëmijën e saj, arrestohet e ëma, në Fushë- Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Fushë- Kosovë pasi që ajo është hasur duke e keqtrajtuar fëmijën e saj.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën pas mesnate në Fushë-Kosovë, transmeton IndeksOnline.
“Është arrestuar një e dyshuar femër kosovare pasi që ajo ishte hasur duke keqtrajtuar fëmijën e saj. Me urdhër të prokurorit fëmija është dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/