75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 30 Prill 2026 / F.R

Kërçeli: Nuk e ofenduam asnjëherë, na quajti bixhozi

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ftuar në Kosova Live në T7, ka thënë se ai ‘‘gëzon respekt’’ për ish-presidenten Vjosa Osmani.

Kërçeli ka thënë se LVV u tregua shumë korrekte me ish-presidenten.

“Atëhere kur në bashkëpunuam me z.Vjosa Osmanin, LVV u tregua shumë korrekte nuk ka ndodhur asnjehërë në historinë politike të Republikës së Kosovës një subjekt vetëm më 6 deputetë ta merr presidentin e Republikës së Kosovës. Kjo ka ndodh nga bashkpunimi e ish-presidentës me LVV në atë kohë, dolëm në zgjedhje dhe arritëm një rezultat, i qëndruam besnik ati bashkëpunimi sepse ja ofruam ish presidentës pozitën e Presidentës”,ka thënë Kërçeli.

Ish-deputeti tregoj se bashkëpunimi ka vazhduar për disa vite, teksa shtoj se Osmani nga foltorja e Kuvendit na ka quajtur bixhozi.

“Bashkëpunimi vazhdoj për disa vite, asnjëherë nuk ka pasur pengesë ndaj punës, asnjëherë nuk ka e kemi ofenduar as nuk e kemi penguar në punën e saj. Nuk mundemi që gjatë bashkëpunimit atje të quhemi nga foltorja e Kuvendit bixhozi e pastaj të thuhet se kta e dorëzuan Kosovën në minutat e fundit”, ka thënë Kërçeli./IndeksOnline/