75 Mall Live Search
16:46 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / LB

Kërçeli për vizitën e Kurtit në ShBA: Shumë shpejt keni për t’i pa rezultatet

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kurti po e përfaqëson dinjitetshëm potencialin e Kosovës në vizitën të cilën po e realizon në ShBA.

Kërçeli ka shkruar në Facebook se vizitat në kompaninë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së janë përfaqësimi më i mirë që mund t’i bëhet vendit në këtë kohë kur Kosovës i duhen vende pune për rininë, e cila po largohet nga pamundësia që talentet e tyre t’i kthejnë në vende pune.

“Shumë shpejt keni për t’i pa rezultatet”, ka shkruar ndër të tjera Kërçelit.

Postimi i plotë i Kërçelit:

Kryeministri Kurti po e përfaqëson dinjitetshëm potencialin e vendit tonë në vizitën të cilën po e realizon në ShBA.

Diplomacia ekonomike të cilën për herë të parë kaq direkt dhe kaq të qelluar po e zhvillon kryeministri me kabinetin e tij, është ajo qe na ka munguar këto vitet e fundit.

Vizitat në kompanitë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së është përfaqësimi më i mirë që mund të na bëhet në këtë kohë kur vendit tonë i duhen vende pune për rininë e cila po largohet nga pamundësia që talentet e tyre t’i kthejnë në vende pune.

Sigurisht kjo qeveri i ka përfaqesimet më të mira edhe në diplomaci ushtarake dhe në diplomaci klasike.

Shumë shpejt keni për t’i pa rezultatet.