23:03 / E Diele, 28 Maj 2023 / AR

Kërçeli: Prej kur qenka bërë “mëkat” që polici të ofrojë siguri për institucione e qytetarë?

Ilir Kërçeli – shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj ndaj deklaratës së eurodeputetes, Viola von Cramon e cila në Zveçan iu ka thënë njësitëve policore “çfarë dreqin po bëni këtu”.

Ai thotë se pothuasje nuk ka vend të Evropës ku në sheshet kryesore mund të hasesh në njësi elitare policore si preventivë për siguri të qytetarëve, teksa pyet se prej kur qenka bërë “mëkat” që polici të ofrojë siguri për institucione e qytetarë të atij vendi.

“Çka dreqin ju solli këtu? Pothuasje nuk ka vend të Evropës ku në sheshet kryesore mund të hasesh në njësi elitare policore si preventivë për siguri të qytetarëve.Prej kur qenka bërë “mëkat” ose gabim një polici e ndonjë vendi të caktuar të ofrojë siguri për institucione e qytetarë të atij vendi. Pse kjo arrogancë? Pse ky legjitimim i grupeve të caktuara për të penguar punën në institucionet e Kosovës? Pse ky motivim për të penguar kryetarët e zgjedhur në veri? Nëse kjo gjuhë do përdorej në Krime nuk e di a do ndodhte sot kjo luftë në Ukrainë.Para se dikush të mbështetet për veprime antiligjore, është mirë të përkrahet e drejta për lirinë dhe sigurinë”, shkruan ai.