75 Mall Live Search
13:55 / E Diele, 29 Maj 2022 / MSH

Kërcenime për Butën, reperi Moss Della paralajmëron trazira pas vrasjes në Ferizaj

Vrasja e Gazmend Hysenit në orët e hershme të së shtunës ka nxitur reagime të shumta.

Ndër ta ka qenë edhe reagimi i reperit të njohur me emrin “Moss Della”.

Ai ka publikuar disa InstaStory, ku me anë të tyre ka ofenduar dhe kërcënuar rëndë reperin Buta, vëllau i të cilit është i dyshuar për vrasjen e 39 vjeçarit.

Sipas Mossit, “po vijnë ditë të zeza”.

”Burri që është burrë nuk mbyt shokët e vet”, janë disa nga fjalët që ai shkroi në InstaStoryn e tij.

Buta dhe Mos Della janë në një “armiqësi” të mëhershme.

Ata madje i kanë bërë edhe “diss” njëri-tjetrit nëpër këngët e tyre.

Ata kanë përdorur tekstet e këngëve, ku edhe i kanë bërë ftesë njëri-tjetrit që të takohen fizikisht për të “qëruar” hesapet mes tyre.

I pari që kishte filluar lojën ishte Moss Della, i cili përmes një kënge kishte thumbuar reperin me prejardhje nga Ferizaji.

“Hijo De Puta (Diss Buta)”, titullohet kënga e tij, ku në secilin rresht ai i referohet artistit të njohur.

Më pas nuk vonoi dhe përgjigjja e Butës, i cili me anë të një ‘freestyle’ në emisionin Gjoni Black i kishte kthyer ‘diss-in’ në të njëjtën mënyrë.

Ky është reagimi i Mossit:

Duke kujtuar të ndjerin Gazmendin, Mossi thotë:

“U prehsh në paqe Strella. Nuk të kam njoftë por më dhimbet kushdo që prihet në besë e vritet prej shokëve se shokët janë si familje por njerëzit nuk kanë familje, se dinë qysh është. Ngushëllime familjes së tij, rrethit e shokëve të vërtetë të tij”.