75 Mall Live Search
23:56 / E Diele, 18 Janar 2026 / F.R

Kërcënimet e Trump për Groenlandën, kryeministrja daneze: Europa nuk do të lejojë të shantazhohet

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, deklaroi se “Europa nuk do të lejojë të shantazhohet” pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve që kundërshtojnë planet e tij për Groenlandën.

Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa 10% mbi mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda nëse pengohet përpjekja e tij për të marrë kontrollin e territorit autonom danez. Tarifat mund të rriten deri në 25% në mungesë të një marrëveshjeje.

Shtetet e kërcënuara me tarifa lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke paralajmëruar për retorikën e dhe duke shprehur solidaritet me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës.

Ato theksuan rëndësinë e forcimit të sigurisë në Arktik dhe gatishmërinë për dialog mbi sovranitetin dhe integritetin territorial.

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, theksoi se siguria e Groenlandës është prioritet për të gjithë anëtarët e NATO-s dhe kritikoi tarifat ndaj aleatëve për mbrojtjen kolektive.

Groenlanda, e pasur me burime natyrore dhe vendndodhje strategjike, është thelbësore për sistemet e paralajmërimit të hershëm të sulmeve dhe monitorimin e rajonit. Demonstrata kundër planeve të Trump u mbajtën në Nuuk dhe disa qytete daneze, duke reflektuar shqetësimin e qytetarëve.

Sondazhet tregojnë se shumica e shtetasve groenlandez dhe amerikanëve janë kundër kontrollit amerikan mbi ishullin. Ndërkohë, liderë të BE-së dhe Kanadaja po diskutojnë forcimin e sigurisë në Arktik dhe koordinimin e përgjigjes ndaj kërcënimeve të SHBA-së, ndërsa Trump do të flasë të mërkurën në Forumit Ekonomik Botëror në Davos.