75 Mall Live Search
13:35 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / B O

Kërcënimet me bomba në Prishtinë, deputeti i VV-së thotë se është përpjekje për të destabilizuar Ballkanin

Dje e sot janë njoftuar dy kërcënime të rreme me bomba në Prishtinë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar duke thënë se janë përpjekje që përmes luftës hibride të destabilizohet Ballkani.

“Kërcënimet e rreme dhe të shpeshta, me mjete shpërthyese sikurse në Prishtinë, në tri javët e fundit kanë ndodhur edhe në shtete të rajonit, sikurse në Kroaci, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë dhe Rumani.
Kjo është përpjekje që përmes luftës hibride të destabilizohet Ballkani, me ç’rast dezinformatat dhe kërcënimet e rreme me mjete shpërthyese janë mjet) për të ndjellur pasiguri dhe destabilizim” shkruan Bajqinovci në reagim./Indeksonline/