Kërcënimet nga grupe terroriste serbe mobilizuan Policinë ta marrin në mbrojtje kreun e PDK-së dhe politikanë tjerë

Kërcënimet e shumta të grupeve terroriste serbe ndaj politikanëve shqiptarë në Prishtinë, pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, kanë shtyrë Policinë e Kosovës që të angazhojnë mbrojtje të afërt policore për kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe politikanë tjerë të subjekteve politike parlamentare.
Bëhet me dije se kreu i PDK-së Memli Krasniqi dhe politikanë tjerë shqiptarë në këtë kohë të brishtë sigurie, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, kanë qenë target i grupeve të dyshuara terroriste nga Serbia, andaj Policia ka vendosur të shtoj mbrojtjen e afërt.
Në anën tjetër përkitazi me këtë janë deklaruar edhe nga PDK.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është ofruar një ekip i mbojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.