75 Mall Live Search
10:39 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / S Z

Kërcënimi me bombë i së shtunës, Qalaj kërkon nga policia t’i rrisë masat e sigurisë në kuvend

Për të 43-n herë me radhë deputetët do të mblidhen sot në përpjekje për konstituimin e kuvendit. E para fillimit të seancës deputeti nga radhët e PDK-së Rashid Qalaj, ka kërkuar nga Policia e Kosovës të rrisin masat e sigurisë, pas rastit të së shtunës,  ku morën një alarm për bombë.

“Rasti që ka ndodh uroj të mos përsëritet më.  Kërkojë nga policia të rrit masat e sigurisë në kuvend dhe hapësirat përreth dhe jo vetëm në ditet kur mbahet seanca, por çdo ditë, në mënyrë që të mos kemi situatë si në ditën e shtune. Përshendes dhe kam fjalë të mira për reagimin, janë marrë masat e duhura.  Mirëpo për mua ka qenë indikative çështja e seancës në orën 20:00 ende pa u përfunduar të gjitha masat që policia është dashur t’i marrë”, ka thënë Qalaj, raporton Indeksonline.