Kërcënimi me bombë në Aeroport, alarm i rremë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ka bërë të ditur se kërcënimi me bombë në ANP, ka rezultuar të jetë alarm i rremë.
Kështu ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësja e ANP-së Valentina Gara. Ajo ka thënë se ANP është i hapur dhe se fluturimet po realizohen si zakonisht.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka thënë Gara./Indeksonline./