75 Mall Live Search
14:01 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kërcënimi ndaj Agim Bahtirit, Njësia Speciale zbarkon te shtëpia e tij

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë.

IndeksOnline, pak më parë ka njoftuar se lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokuroria.

Ndërkohë që pranë shtëpisë ku edhe jeton familja Bahtri, është parë edhe Njësia Speciale e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, janë duke u zhvilluar hetimet.

Kontakti me Bahtrin ka qenë i pamundur, ani pse është tentuar disa herë radhazi. /IndekSOnline/