Kërcënohen me armë 2 zyrtarë gjatë punës, në Vushtrri
Dy persona gjatë orarit të punës janë kërcënuar me armë zjarri nga një i dyshuar, shkruan Indeksonline.
Në bazë të raportit të policisë viktimat punojnë në Agjencionë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronave me ç’rast janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
“ I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Indeksonline/