Targat e automjeteve/ Kërcënohen sërish serbët e veriut nga bashkëkombësit e tyre

Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës janë kërcënuar sërish mbrëmë, pasi që në automjetet e tyre dikush gjatë natës ka vendosur letra me mbishkrimin “regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM” etj., duke paralajmëruar kështu qytetarët që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës.