20:49 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / AR

Kërcënohet Albin Kurti, numër i madh i policëve po e ruajnë te shtëpia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai u shpreh se si masë sigurie është rritur edhe niveli i sigurisë te shtëpia e tij.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”.

Ekipi i Indeksonline ndodhet atje dhe iu sjell pamje ku shihet numër i madh i policëve: