10:18 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kërcënohet anëtari i shtabit zgjedhor të AKR-së

Kandidati i AKR-së për Komunën e Prishtinës, Selim Pacolli, ka mbajtur konferencë para Stacionit të Policisë Qendra, nga ku ka ngritur shqetësimin për kërcënimin e një anëtari të shtabit të tij zgjedhor.

Ai ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë rastin. Pacolli tha se “kush do që ka punë mua mund ti drejtohet mua dhe jo qytetarëve”.

Ai ka thënë se duhet të ndalohen veprime të tilla gjatë garës zgjedhore.

Pacolli nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kërcënuesit.