11:13 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kërcënohet asambleistja e Vetëvendosjes Dafina Alishani, Zafa-Haskukës: Distancohu nga kërcënuesit

Zëvendësministri i Brendshëm, Zafir Berisha që vjen nga Prizreni, është mjaftë aktiv edhe për zhvillimet që ndodhin në këtë komunë, raporton IndeksOnline.

Ai së fundmi ka kritikuar Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë duke i thënë se tendenca e bolshevikëve të rinjtë në Kosovë për të imponuar logjikën staliniste do të dështojë siç dhe kanë dështuar  të gjitha përpjekjet deri sot për ta ndaluar atë që është fundamentale në demokraci: liria e mendimit dhe liria e shprehjes.

Ai tutje i ka kërkuar kryetarit të komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka që të distancohet nga kërcënimet që i janë bërë  Dafina Alishanit, asambleistes së Vetëvendosjes në Prizren, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar llogari të parit të komunës së saj.

“Kërcënimi e kuvendares së Prizrenit zonj.Alishani nga hajdutët të lidhur me krimin e organizuar të qeverisë së VV dhe mosdistancimi i z.Haskuka, nuk janë në përputhje me kulturën politike të qytetit ton dhe bie ndesh me vlerat e kultivuar me shekuj të Prizrenit”, ka shkruar Zafir Berisha.