75 Mall Live Search
21:58 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kërcënohet djali i Isa Mustafës, “kam me të kall për së gjalli”

Të shpeshta janë rastet e kërcënimeve në Kosovë. Madje në kërcënime nuk kanë munguar edhe figurat e larta politike e intelektuale.

Gjatë ditës së sotme një kërcënim mori edhe djali i liderit të LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Mustafa.

Besniku nuk ka hezituar që shkrimin që mori nëpërmjet një mesazhi në Facebook, ta publikoi në profilin e tij.

‘Kryeziu Bekri’ është emri që figuron në profilin e Faecbook-ut të kërcënuesit, shkruan Indeksonline.

Ndër të tjerash në kërcënimin drejtuar djalit të ish-kryeministrit të Kosovës thuhet se do ta kall atë bashkë me familjen.

“Një prej zagarëve… bile mos u mfsheni, nëse keni diqka veç kallxoni ku doni qysh doni”, ishte mbishkrimi i Besnik Mustafës kundrejt këtij kërcënuesi./Indeksonline/