75 Mall Live Search
08:41 / E Hënë, 19 Dhjetor 2022 / B O

Kërcënohet drejtoresha e Neonatologjisë, nga axha i nje foshnje

Mbrëmë në orët e vona është kërcënuar drejtoresha e Neonatologjisë në QKUK, Hajrije Ismaili.

Kërcënimi ka ardhur nga axha i një foshnje që po trajtohet në këtë repart.

“Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha, Hajrije Ismaili.
Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.
Sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00.
ShSKUK dënon kërcënimin ndaj drejtoreshës Ismaili, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit” thuhet në reagimin e SHSKUK-së./Indeksonline/