75 Mall Live Search
13:11 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / OSH

Kërcënohet gazetari Lirim Mehmetaj, reagon AGK-ja

Gazetari dhe themeluesi i VOX Kosova, Lirim Mehmetaj është kërcënuar me jetë në Facebook nga një komentues.

Për këtë kërcënim ka reaguar edhe AGK-ja.

“Kërcënim i rëndë me vrasje ndaj gazetarit të Vox Kosova, Lirim Mehmetaj
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me kërcënimin e rëndë me vrasje ndaj gazetarit dhe themeluesit të Vox Kosova, Lirim Mehmetaj.
Një koment kërcënues në Facebook ndaj tij, mes tjerash, thotë: 3 okfira me t’i shprazë n’lulë t’ballit frikë e kie.
AGK-ja e dënon ashpër këtë gjuhë dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prokurorisë që të marrin masa urgjente për identifikimin dhe lokalizimin e personit në fjalë dhe ta mbajë përgjegjës për veprën penale të kanosjes.
Ky kërcënim kaq serioz vë në rrezik sigurinë fizike të Mehmetajt dhe redaksisë që ai udhëheq, prandaj AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë masa mbrojtëse”, thuhet në reagimin e AGK-së.