75 Mall Live Search
13:43 / E Premte, 11 Qershor 2021 / k.v

Kërcënohet kreu i Postës së Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës, Rafet Jashari është kërcënuar sot. Ai e ka denoncuar në polici këshilltarin e tij, Mentor Beqiri.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se Jashari e Beqiri ndodhen në stacion të policisë duke u intervistuar.

Nuk dihet pse ka ardhur deri të kërcënimi, mirëpo hetuesit policor janë duke e trajtuar këtë rast.

Rikujtojmë se Jashari javën e kaluar ka marrë detyrën e re të cilën deri tani e ka mbajtur Xhevdet Smakiqit./IndeksOnline/