75 Mall Live Search
11:35 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Kërcënohet me mesazhe një zyrtar i burgut të Dubravës, arrestohet i dyshuari

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datën 8 mars 2019 ka pranuar informacione lidhur me një rast të kanosjes, ku një person i dyshuar kishte adresuar disa mesazhe kërcënuese ndaj një punonjësi në burgun e Dubravës.

Me këtë rast janë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për të hetuar dhe për të zbardhur rrethanat lidhur me rastin e kanosjes, si dhe ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar F. S. i lindur me 1959 m/k/sh, transmeton Indeksonline.

“Njësitet relevante policore me urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake me datën 13 mars 2019 në Istog, kanë kryer kontroll të shtëpisë së të dyshuarit, ku gjatë bastisjes është gjetur një armë e tipit Zastava dhe një karikator, si dhe telefoni i të dyshuarit”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje u theksua se hetuesit rajonalë kanë arrestuar të dyshuarin e lartcekur dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura ligjore të mëtutjeshme./Indeksonline/