Kërcënohet me vrasje kongresistja e mbuluar amerikane
Një person 55 vjeçar nga New Yorku është arrestuar një natë më parë në SHBA. I dyshuari e ka kërcënuar me vrasje kongresisten amerikane, Ilhan Omar.
Personi i quajtur, Patrick Carlineo mund të përballet me 10 vite burg apo gjobë prej 250 mijë dollarësh për këtë akuzë, ka thënë prokurori i rastit, James Kennedy, shkruan Indeksonline.
Arrestimi rrjedhi nga një thirrje telefonike e 21 marsit e marrë nga një prej punonjësve të Omarit.
55 vjeçari i ka thënë në telefon asistentes së kongresmenes se Omar punon për Vëllazërinë Muslimane dhe për këtë do t’i jap një plumb në kafkë.
FBI e ka marrë menjëherë rastin në dorë dhe e ka arrestuar 55 vjeçarin./Indeksonline/
