Kërcënohet një çift në Banjskë, i kërkohet të largohet nga fshati

Të mërkurën, është raportuar në polici se një çift është kanosur nga tre persona në Banjskë.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit kanë kërkuar nga ankuesja dhe bashkëshorti i saj që të largohen nga fshati.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Banjskë, Zveçan /19.02.2025-13:00. Dyshohet se viktima f/sh dhe bashkëshorti i saj m/s kosovar, janë duke u kanosur në vazhdimësi nga 3 të dyshuar m/s kosovar. Të dyshuarit raportohet se kanë kërkuar nga ankuesja dhe bashkëshorti i saj që të largohen nga fshati. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/