75 Mall Live Search
10:10 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Kërcënohet Vuçiqi dhe familja e tij

Në profilin në Instagram të presidentit të Serbisë, “Avučić”, një përdorues i këtij  rrjeti social dërgoi mesazhe dhe kërcënime ndaj tij dhe familjes.

Mesazhet e lëna nga përdoruesi ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq përmbajnë mallkime dhe sharje, raporton B92-shi.

Ato u shkruan nën postimet e Vuçiqit rreth asaj se kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës, për përparimin dhe zhvillimin e Serbisë dhe ndërtimin e spitalit Covid, në Krushevc.