Kërcënoi dhe tentoi ta sulmoj gjyqtarin Genc Nuza, dënohet rëndë futbollisti i Ballkanit

Futbollisti i Ballkanit, është dënuar me katër ndeshje moslojë.
Ky dënim vjen nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi thuhet se Potoku ka kërcënuar dhe ka tentuar ta sulmoj gjyqtarin Genc Nuza, në ndeshjen ndaj Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
I njëjti gjatë ndeshjes ka ofenduar disa herë tifozët e Prishtinës, derisa pasi i është terhequr vërejtja, në fund të takimit, Genc Nuza e ka ndeshkur me karton të kuq.
Potoku ka refuzuar të dal nga fusha duke e kërcënuar gjyqtarin Nuza, derisa pas ndeshjes në parkingun e stadiumit ka tentuar ta sulmoj atë.
Vendimi i plotë:
I.Lojtari i FC “Ballkani” , Arbër Potoku nr fanelle 3 dhe nr ID 001054M94, Në min 90+ i është tërhequr vërejtja disa herë për ofendime ndaj simpatizuesëve vendas dhe përfundimisht në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq direkt. Pas ndëshkimit i njejti heziton të largohet nga fusha dhe fillon ta fyej,ofendoj dhe kërcenoj gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Pasi gjyqtarët janë drejtuar drejt veturave të tyre, në parkingun zyrtar të stadiumit i njejti tenton ta sulmoj gjyqtarin kryesor duke vazhduar ta ofendoj,shan dhe pështyn pastaj ndërhyri policia dhe eviton sulmin ndaj tij. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Prishtina-Ballkani. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika J i Rregullores disiplinore.
DËNOHET: me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
II. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.