09:22 / E Premte, 11 Gusht 2023 / mp

Kërcënoi prindërit e tij, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

Është arrestuar një i dyshuar dje në Fushë-Kosovë pasi ka kanosur prindërit e tij.

Sipas njoftimit, gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar gjithashtu se ka kryer vjedhje në një lokal, përcjell teve1.info

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.