75 Mall Live Search
09:19 / E Enjte, 09 Prill 2026 / P M

Kërcënoi punëtorët gjatë kryerjes së punimeve, arrestohet një person në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për veprat penale “vetëgjyqësi” dhe “kanosje”, pasi ka penguar zhvillimin e punimeve në një pronë private.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur, më 8 prill 2026 rreth orës 08:30, ku i dyshuari mashkull kosovar ka ndërhyrë dhe ka kanosur punëkryesit e angazhuar nga ankuesi për rregullimin e rrjetit të kanalizimit.

Gjilan / 08.04.2026 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar dhe kanosur punë kryesit e angazhuar nga ankuesi mashkull kosovar për rregullimin e rrjetit të kanalizimit, për të cilat ankuesi posedon leje për kryerjen e punimeve. Me vendim të prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.