Kërcënon me thikë, një grabitës merr afro 2000 euro në një dyqan të Prishtinës

Një rast i grabitjes është raportuar mbrëmë në Prishtinë.
Në një dyqan në rrugën “Rexhep Luci” janë grabitur 1720 euro, shkruan IndeksOnline.
Rastin në polici e ka raportuar një punonjëse e dyqanit, e cila deklaroi se grabitësi e kërcënoi me thikë derisa mori paratë nga arka e dyqanit.
I dyshuari u largua në drejtim të panjohur.
Policia konfirmon se rasti i iniciuar si “Grabitje” është duke u hetuar nga njësitet përkatëse./IndeksOnline/