Kërcënon nënën, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka kanosur nënën e tij, njofton Indeksonline.
Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë konfiskuar një sasi e substancave narkotike dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur nënën e tij viktimën femër K/Shqiptare. Tek i dyshuari gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/