Kërcënon punëtorët në një pompë të Podujevës, arrestohet i dyshuari

Sot në orët e hershme të mëngjesit, disa punëtorë të një pompë derivatesh në Podujevë janë kërcënuar nga një person.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se kërcënimi ka ndodhur rreth orës 01:00 kurse pas kërcënimit, ata e kanë lajmëruar rastin në polici.
Policia e Kosovës, ka intervenuar menjëherë duke e arrestuar të dyshuarin. /IndeksOnline/