06:00 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kërcënon Saimir Tahiri: Do vijë dhe dita ime që të merrem me Ramën

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur mbrëmjen e sotme se do të vijë edhe dita e tij, dita që ai do të kërkojë shpagim për të gjitha akuzat dhe për këtë që po i ndodh.

Drejtuesi i emisionti ‘Opinion’, Blendi Fevziu përmendi gjatë intervistës emrat Edi Ramës, Xhafës Llallës, por Tahiri ka mohuar të përgjigjet duke thënë se do të vijë dita e tij që të merret me ta.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në panel, Tahiri nuk e ka mohuar këtë gjë, por ka vazhduar duke thënë se një ditë do të dalë e vërteta.