13:29 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / B O

Kërcënon Serbia, publikon makineri të rëndë ushtarake duke i nisur drejt Jarinjës

Mediat serbe të afërta me Vuçiqin ka publikuar para pak minutash artileri të rëndë ushtarake që siç thuhet janë nisur drejt Jarinjës.

Tanke të pajisura me optikë luftarake, kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera janë parë në Rashkë që siç thuhet në mediat serbe, destinacion e kanë Jarinjën.

Ky provokim nuk është i pari nga pala serbe. Helikopterët ushtarakë mbrëmë kanë kaluar territorin e Kosovës në Jarinjë.

Indeksonline ka siguruar pamje ku gjatë ditës së sotme dy aeroplanë ushtarakë poashtu janë parë në ajërsi të hapësirës ajrore në Jarinjë duke bërë manovra./Indeksonline/