75 Mall Live Search
15:19 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Kërcënon Shesheli: Po u sulmua veriu, Serbia pushton gjithë Kosovën

Vojislav Sheshel ka deklaruar se shqiptarët nuk do të mund ta sulmojnë veriun e Kosovës derisa serbët të kenë udhëheqës të mençur në veri.

Lideri i radikalëve serbë, sipas agjencis  serbe të lajmeve tanjug,  duke komentuar shkrimet e disa medieve se Ambasada amerikane e ka njoftuar Departamentin e Shteti se Serbia është përforcuar dhe se në rast të sulmit në veri të Kosovës do të reagojë.

 “Dhe jo vetëm nëse sulmohen katër komunat veriore. Nëse ndodh përleshja, Ushtria jonë është në gjendje që menjëherë të shkojë deri në Ibër, por edhe ta pushojë tërë Kosovën”, citohet të ketë thënë Sheshel.

Ai poashtu ka theksuar se vendosmëria për reagim në këtë rast është si tek udhëheqja e shteti ashtu edhe tek ajo e Armatës si dhe gjithë populli serb.

Ndërsa kur u pyet se si do të sigurohet kthimi i serbëve në Kosovë, ai ka deklaruar se kthimi i serbëve nuk mund të garantohet derisa të mos suspendohet udhëheqja e qeverisë së Kosovës.