75 Mall Live Search
13:56 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Kërcënuan me Luftë Botërore, Besa thirrje Policisë: Ejani në stadium, ka thirrje për vëllavrasje

Besa e Pejës ka reaguar lidhur me thirrjet e tifozëve të Kikës, ‘Ultras Luanët’ për mobilizim maksimal në ballafaqimin e sotëm që do të luhet në Hogosht.

“Nesër e kemi ndeshjen jetike kundër Fc Besa , mobilizimi na duhet i tërë fshatit nuk ka arsyje për të munguar nuk pranojm rezultat tjeter pos fitores , për neve nesër është lufta e 3-të botërore ose jet ose vdekje per 90 minuta . Më të mobilizuar se kurrë në ora 14:30 shihemi në qendër të fshatit , organizohemi dhe nisemi për stadium” thuhet në njoftimin e tifozëve nga Hogoshti.

Këto thirrje i kanë marrë me shqetësim te Besa, të cilët kanë reaguar duke thënë se nuk janë të interesuar për luftë. Madje, pejanët kanë bërë kërkesë për FFK-n dhe policinë që t’i marrin të gjitha masat.

Ky është reagimi i FC Besa Reagim ndaj thirrjeve për luftë nga tifozët e KF Kika Nga një postim me përmbajtje të urejtjes dhe thirrjeve që një klub Kosovar të pritet për të luftuar ndaj ti, FC Besa dhe mbarë opinioni janë të shokuar nga keto postime të tifozëve të klubit futbollistik Kika nga Hogoshti.

Mobilizimi i njerëzve dhe targetimi i një klubi tjeter si kundershtar luftarak janë thirrje që në Kosovë kanē mbarruar në vitin 1999, andaj të nderuar dhe të respektuar vëllezer nga Hogoshti ndalin thirrjet raciste dhe përqarëse në mes nesh sepse jemi të gjithë vëllëzër dhe sporti e konkretisht futbolli është një diciplinë e cila promovon lojen kolektive e jo urejtjen dhe thirrjet për vllavrasje.

Nga kjo situatë e krijuar bejmë apel tek KF Kika, Policia e Kosovës dhe FFK-ja që të sigurojnë dhe menaxhojnë situatën në ketë ndeshje shumë interesante sepse në të kunderten pas këtyre thirrjeve dhe mobilizimeve nuk mbetet tjeter te pritet pos ndonjë tragjedie, sepse thirrja për luftë nënkupton viktima e ne nuk jemi të interesuar që në mes nesh të ndodhin këto skena.