75 Mall Live Search
10:07 / E Premte, 30 Prill 2021 / OSH

Kërceu nga dritarja e hotelit – tash e tri ditë në gjendje të rëndë 21 vjeçarja nga Peja

Në mbrëmjen e së martës, një 21 vjeçare nga Peja është hedhur nga dritarja e një hoteli, nga kati i tretë.

Ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë.

Mirëpo, ende vazhdon të qëndrojë në gjumë me barna.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka.

“Po vazhdon me qëndru ende në gjendje të rëndë edhe më tutje, ajo vazhdon me qenë e trajtume. Është duke qëndru ende nën hapat e gjumit dhe në aparatin e frymëmarrjes.

Lëndimet janë në regjionin e kokës,qafës dhe të gjoksit”, tha ai.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka intervistuar tre persona në cilësinë e dëshmitarëve./IndeksOnline/